Formohet sërish dyshja Cassano-Pazzini

11 Korrik 2017, 14:09Sport TEMA

Antonio Cassano do t’i rikthehet futbollit këtë sezon, pasi ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me ekipin e sapongjitur në Serinë A, veronën.

Tani te Verona do të formohet sërish dyshja e famshme e golave, Cassano-Pazzini, ashtu si te Sampdoria në vitet 2009-2011.

Antonio Cassano nuk luan në Serinë A, që prej prillit të 2016-ës, por do të mund ta bëjë këtë, që nga muaji gusht.

“Jam i lumtur dhe i nderuar që mu dha mundësia të luaj sërish në nivele të larta. Do të bëjmë maksimumin për klubin dhe tifozët”, tha Cassano.

Ndërkohë krahas Cassanos, Verona rrëmbeu edhe një tjetër futbollist me parametra zero. Bëhet fjalë për mesfushorin anësor, Alession Cerci, i cili u la i lirë nga Atletico Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje