Diego Armando Maradona Junior, djali i ish-yllit argjentinas, do të luajë vitin e ardhshëm me fanellën e Afro Napoli United, skuadra multi-etnike napoletane e përberë nga emigrantë të ardhur nga çdo anë e botës, por sidomos nga Afrika dhe Amerika e Jugut.
Klubi Afro Napoli United ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi zyrtar të firmosur nga presidenti dhe krijuesi, Antonio Gargiulo, se e ka uruar dhe e mirëpret Maradona Junior ketë mbrëmje në një restorant në Napoli.
Takimi do të jetë i hapur për të gjithë tifozët e Napolit.
Afro Napoli United vitin e ardhshëm do të luajë në kampionatin e Kategorisë së Dytë.