Ekuban zyrtarizohet te Leeds United, sulmuesi i Partizanit e uron në Instagram

11 Korrik 2017, 16:31Sport TEMA
Ekuban zyrtarizohet te Leeds United, sulmuesi i Partizanit e uron në

Caleb Ekuban ka firmosur për Leeds United në Championship. Sulmuesi ganez me pasaportë italiane, i cili shkëlqeu me Partizanin një sezon më parë, duke shënuar 17 gola në kampionat ka bërë hapin e madh në karrierë duke u bërë pjesë e një prej skuadrave legjendare të Anglisë, ndonëse nuk luan në Premier League.

Urimin e parë, Ekuban e ka marrë nga Realdo Fili.

Sulmuesi fierak i Partizanit ka postuar në Instagram një foto të tij me Ekuban duke festuar një gol të shënuar për të kuqtë, shkruan “VipSport”.

Në foto Fili i shkruan: “Paç fat në aventurën tënde të re vëlla”, teksa Ekuban ia kthen: “Faleminderit vëlla”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje