James Rodriguez është prezantuar tek skuadra e Bajernit të Mynihut.
Ylli Kolumbian mbërriti në aeroportin e Mynihut me avion privat dhe u paraqit menjëherë në ambientet e klubit i veshur me fanellën e skuadrës së tij të re.
Në një prononcim për shkurtër, Rodriguez u shpreh mjaft i lumtur për këtë transferim, ku kërkon që të fitojë sa më shumë trofe me kampionët e gjermanisë.
“Jam shumë i gëzuar që jam bërë pjesë e një klubi të madh dhe që do të luaj me një skuadër të madhe. Cdo njeri e njeh Bayernin dhe se cfarë përfaqëson në futbollin botëror. Është një eksperiencë e re për mua, një klub i ri, një jetë e re. Jam shumë i lumtur. Kam ëndrra të mëdha dhe shresoj të kem sukses te Bayerni.”
Rodriguez është transferuar tek Bajerni i Mynihut, në huazim për dy sezone me të drejtë blerje nga ana e bavarezëve.