Adnan Januzaj në sezonin e ri do të jetë pjesë e Real Sociedadit
Ylli kosovar, është larguar përfundimisht nga skuadra angleze e Manchester United, duke u transferuar në kampionatin spanjoll.
Sipas “Goal.com”, mesfushori që luan me kombëtaren e Belgjikës është duke kryer testet mjekësore tek klubi i Real Sociedadit dhe më pas do të firmosë kontratën e tij të re.
Thuhet se Sociedadi e ka blerë Januzajn nga Manchester Untied për rreth 11 milionë euro.