Luigi De Canio drejt zyrtarizimit si trajner i kombëtares shqiptare

12 Korrik 2017, 15:40Sport TEMA

Trajneri Italian Luigi De Canio, është më i favorizuari për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare, pas largimit të Gianni De Biasit.

Federata Shqiptare e Futbollit, pritet që të zyrtarizojë De Canion në fillim të javës së ardshme.

Në karrirën e tij se trajner, De Canio, ka drejtuar disa skuadra të njohura të kampionatit Italian si, Genoa, Napoli, Catania, Udineze etj.

Arsyeja se, pse Federata Shqiptare e Futbollit mund të caktojë  Luigi De Canio është për shkak të pagesës së ulët.

Megjithatë, emrat e tjerë që mund të jenë në krye të pankinës kuqezi, mbeten edhe Clarence Seedorf, Christian Panucci dhe Walter Zenga.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje