Enea Koliçi: Më kërkojnë, jam gati për kampionatin Italian

13 Korrik 2017, 15:11Sport TEMA

Pritjet e shkëlqyera të Enea Koliçit në Ligën e Kampioneve ndaj Sherif Tiraspol kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Portali “Tuttomercatoëeb” ka intervistuar gardianin shqiptar rreth ndeshjes së luajtur mbrëmë në Moldavi ku ishte padyshim personazhi kryesor i takimit.

Por përveçse për paraqitjen e tij, italianët interesoheshin të dinin nëse ekzistonte mundësia që Koliçi në të ardhmen të luante në Serinë A apo B dhe gardiani shqiptar ka konfirmuar se është në bisedime dhe në pritje të ofertave nga klube të ndryshme, pasi ëndërron që të luajë në Itali.

Të nisemi që nga ndeshja e djeshme. Pavarësisht humbjes, ishit një nga më të mirët në fushën e lojës. Sa shanse keni për të kaluar turin?

Faleminderit, isha në formë dhe e tregova me disa pritje. U zgjodha si lojtari më i mirë i ndeshjes dhe kjo sigurisht më lumturon. Mendoj se ndeshja e kthimit do të jetë në favorin tone. Në fushën tonë, para tifozëve tanë, gjithçka mund të shkojë ashtu siç duhet.

Në dy vitet e fundit keni pasur një rritje të ndjeshme. A ndjeheni gati për një aventurë në Serinë A?

Mendoj se po. Kam bërë eksperienca të ndryshme në kampionatin grek dhe kam luajtur në kombëtaret e të rinjve të Shqipërisë. Jam gati.

Çfarë mendimi keni për kolegët tuaj Strakosha dhe Berisha që luajnë në Itali? A mendon se mund të rivalizosh me ta për fanellën e përfaqësueses?

Ata janë shumë të fortë dhe ndryshe nga unë, kanë fatin që luajnë në një kampionat të fortë dhe konkurrues si Seria A.

A ke pasur kontakte me klube italiane? A do të ishe gati të luaje edhe në Serinë B?

Po. Gjatë këtyre ditëve ka pasur interes nga klube italiane dhe të vendeve të tjera të huaja. Kampionati italian përfaqëson një ëndërr për mua dhe me ndihmën e menaxherit tim, Lulzim Haxhiaj, shpresoj që të mund të luaj aty. Tani jam në pritje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje