Berat Gjimshiti ka firmosur sot për klubin e Beneventos, skuadër debutuese në Serinë A. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, kartoni i të cilit i përket Atalantës, i ishte bashkuar prej katër ditësh në grumbullim klubit, por nuk ishte bërë ende zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve.
Sot, Benevento plotësoi dokumentacionin për lojtarin, duke njoftuar se tashmë ai mund të cilësohej futbollisti i ekipit që provon për herë të parë elitën e futbollit italian.
Sipas njoftimit të klubit, transferimi është bërë me formulën e huazimit, me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij. Megjithatë, në njoftim bie në sy fakti se Benevento e prezanton atë si një mbrojtës zviceran dhe jo shqiptar.
Normal. Eshte federuar (teseruar) me pasaporte zvicerane dhe jo shqiptare.