Milani kryen goditjen e rradhës, arrin marrveshjen me Biglian

13 Korrik 2017, 21:56Sport TEMA

Milani ka arritur që të mbyll tratativat për Lucas Biglian.

Futbollisti do të largohet shumë shpejt nga Auronzo, vendi ku ekipi bardhekaltër është grumbulluar për fazën parapërgatitore, për t’u transferuar në Milano.

Ai do të zhvillojë vizitat mjekësore tradicionale dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në 2020-ën me 3,5 milionë euro në sezon.

Lazio do të përfitojë 17 milionë euro plus 3 bonus. Biglia sht blerja e 9-t e Milanit për këtë sezon, teksa pritet dhe afrimi i Bonuccit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje