Ish legjenda e skuadrës së Juventusit, Alesandro Del Pieri, nuk u besonte lajmeve që e lidhnin të ardhmen e Bonuccit tek skuadra e Milanit.
Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”, De Pieri është shprehur se i është dukur shaka kur mori vesh që ish shoku i tij i skuadrës, tashmë do të luajë me kuqezintë.
“Nuk e prisja. Jo, nuk mund të shtoj asgjë më shumë. Si transferim nuk di ç’të them, por si juventin nuk e shikoj si ndonjë gjë të madhe.
Ndodh kështu, nën qiellin e pastër. Më dukej si një shaka kur e mora vesh lajmin, por duhet të them se është shumë befasues, ta quajmë kështu”, u shpreh Del Piero.