Samir Ujkani firmos me Cremonesen

14 Korrik 2017, 20:14Sport TEMA

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka firmosur me skuadrën e Cremoneses.

Klubi i Cremoneses ka blerë kartonin e tij nga skuasra e Genoa.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare nga klubi lombard nëpërmjet një komunikate.

“Ujkani, portieri i lindur në Vushtrri në vitin 1988 u ble nga Genoa. Pasi mbërriti në Itali nga Anderlecht debutoi në Serie A me Palermon dhe ka milituar në kategorinë e më të mirëve për 5 sezone duke veshur edhe fanellën e Novaras, Chievo Veronas dhe Genos. Sezonin e shkuar mbrojti katërkëndëshin e Pisas në Serie B”, shkruan klubi i Cremoneses, qe kete vit siguroi ngjitjen ne Serine B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje