Wenger optimist për rinovimin e Sanchez

15 Korrik 2017, 17:40Sport TEMA

E ardhmja e Alexis Sanchez është kthyer në një cështje te Arsenali. Sulmuesi kilian është në vitin e tij të fundit të kontratës me topcinjtë e Londrës dhe ende nuk vendosur se cfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Pavarsisht ofertave të Arsenalit për rinovimin e kontratës 28-vjecari amerikano-jugor deri tani ka qenë në mëdyshje për vetë faktin se për lojtarin interesohen disa klube të mëdha me Manchester City-in e Pep Guardiolës që qëndron në krye të listës pa harruar këtu Bayer Munich por edhe Interin.

Por në ditët e fundit Sanchez është afruar gjithnjë e më tepër me Arsenalin dhe gjasat janë që kiliani të rinovojë kontratën e tij me klubin nga Emirates Stadium.

Dicka të tillë e la të kuptohet vetë trajneri i skuadrës londineze Arsene Wenger i cili  ka nënvizuar shpesh se nuk do ta lejonte largimin e Sanchez te rivalët e Manchester City-it. ” Kam patur kontakte të shpeshta me lojtarin gjatë ditëve të fundit dhe ai më ka siguruar se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij me Arsnealin, deklaroi fillimisht tekniku francez. ” Nga bisedat që kam patur me Alexis ai ka qenë shumë pozitiv dhe mendoj se do ta firmosë kontratën e re, shtoi më pas trajneri i Arsenalit. Alexis Sanchez ka tre sezone që është pjesë e topcinjëve, teksa ka zhvilluar 145 ndeshje në total me Arsenalin duke realizuar dhe 72 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje