Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Luçiano Moxhi, ka një lidhje shumë të fortë me futbollin italian, aty ku ka shkuar histori si drejtues i Juventusit.
Lëvizja e fundit në merkato, ajo e Bonuçit nga Juve te Milani, ka sjellë shumë reagime në opinionin sportiv dhe për këtë gjë “Tuttomercatoweb” i ka marrë një mendim edhe Moxhit.
“Një shitje që krijon shumë diskutime, por për më tepër një shitje te një klub konkurrent. Unë nuk besoj te lidhja me fanellën, sot të gjithë futbollistët janë profesionistë. Kjo është ana negative e futbollit.
Të them të drejtën nuk e besova në fillim që diçka e tillë do të ndodhte sepse po të isha unë nuk do t’ia kisha dhënë kurrë Bonuçin Milanit. Më kanë thënë që gruaja e Bonuçit nuk ka dashur të shkojë jashtë shtetit, por unë do t’i thosha lojtarit: ‘Ik jashtë ose rri aty dhe mos na çaj t…’. Kaq”, u shpreh Moxhi.