Nuk mund të niste më mirë se kaq aventu ra e Armando Sadikut me fanellën e Legias së Varshavës. Vetëm 1 ditë stërvitje dhe 45 minuta në fushën e lojës për të lënë gjurmë që në ndeshjen e parë të kampionatit polak.
Bomberi shqiptar bën një debutim ëndrrash, pavarësisht se për Legian ishte një mbrëmje e errët, sepse humbi me rezultatin 3-1 në transfertën kundër Gornik Zabrze. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen nga stoli dhe po priste me padurim momentin për t’u futur në fushë dhe për t’i dhënë një sinjal të fortë trajnerit. Legia po humbte 2-0 në pjesën e parë dhe tekniku Mageira nuk mund të priste më.
Ai aktivizoi Sadikun në pjesën e dytë dhe shqiptari i dha një tjetër ritëm lojës sulmuese të Legias, duke qenë rreziku numër një për ekipin vendës. Kur kishin mbetur dhjetë minuta nga fundi, Sadiku merr një top të bukur në zonë dhe fluturimthi e godet shumë fort, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar që ta ndalte “sferën”.
Legia fitoi besim dhe shpresonte se mund të merrte një rezultat pozitiv, por kishte mbetur shumë pak kohë për të marrë të paktën një barazim në këtë transfertë. Në sfidën tjetër me Sadikun titullar mund të vijë fitorja e parë…, shkruan Panorama Sport.
REKORDI – Transferimi i sulmuesit Armando Sadiku në Poloni te Legia e Varshavës nuk është pritur dhe aq mirë nga mediat vendase, teksa njëri prej portaleve i ka kushtuar një shkrim duke e cilësuar si person me bindje komuniste. Megjithatë, futbollisti nga Elbasani ka thyer një rekord në futbollin polak.
Deri para këtij transferimi, asnjë klub nga Polonia nuk kishte paguar më shumë se 1 milion euro për blerjen e kartonit të një futbollisti. Legia e Varshavës i pagoi plot 1.5 milionë euro Zyrihut për të bërë pjesë të skuadrës sulmuesin e Kombëtares shqiptare, ndërkohë që rekordi i mëparshëm mbahej bashkërisht nga Legia dhe Leh Poznani, teksa kishin blerë përkatësisht nga 1 milion euro Ivica Vrdoljak dhe Rafal Muravsk.
https://www.youtube.com/watch?v=kNDINsFb9MQ
ketu mund te shikoni golat e ndeshjes
Uhahhaa “komunist” nuk mund te jete nje islamik si ky Armando Sadikov-i,sepse komunistet jane ateiste dhe ja kane shtrire kabllin gjere e gjate islamit! Bullgaro islamiku Armando Sadikov ka nje fytyre prej budallai,ashtu si gjithe islamiket e tjere ?