Ekipet e Superligës ende nuk kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri që starton në fillim të shtatorit, ndërkohë që tashmë është koha më e mirë për të bërë llogaritë për sezonin e fundit, apo dhe të tjerë para tij.
Pero Pejic është padyshim futbollisti më i spikatur në sezonin e fundit, teksa arrit që të fitojë “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit për herë të tretë në karrierën e tij.
Bomberi kroat e ka fituar këtë çmim dy herë me Kukësin dhe një herë me skuadrën e Skënderbeut.
Ai është sulmuesi i huaj më i mirë në historinë e kampionatit tonë, ndërkohë që po t’i hedhim një sy Superligës nga viti 2010 do të zbulojmë dhe golashënuesit më të mirë ndër vite.
Listën e tyre mund ta zbuloni më poshtë:
Pero Pejic (Kukesi) 28 gola, sezoni 2016/17
Hamdi Salihi (Skenderbeu) 27 gola, sezoni 2015/16
Pero Pejic (Kukesi) 31 gola, sezoni 2014/15
Pero Pejic (Skenderbeu) 20 gola, sezoni 2013/14
Migen Memelli (Flamurtari) 19 gola, sezoni 2012/13
Roland Dervishi (Shkumbini) 20 gola, sezoni 2011/12
Daniel Xhafaj (Flamurtari) 19 gola, sezoni 2010/11
/vipsport.al/