Paolo Tramezzani kërkon edhe Migjen Bashën tek Sioni

17 Korrik 2017, 17:21Sport TEMA

Paolo Tramezzani ka një lidhje të veçantë me lojtarët e kombëtares sonë. Kjo konfirmohet edhe nga interesi që ka shfaqur në merkato për disa prej tyre.

Përveç kapitenit të Pescaras, Ledian Memushaj, të cilin synon me patjetër ta transferojë në Superligën zvicerane, drejtuesi i stolit ka hedhur sytë edhe nga Migjen Basha.

Edhe pse mbetet një prej lojtarëve titullarë të skuadrës së Barit, 30-vjeçari nuk cilësohet i pashitshëm nga klubi i Serisë B italiane dhe Sioni synon të përfitojë nga kjo situatë.

Tramezzani është gati ti dorëzojë lojtarit çelësat e mesfushës së Sionit, ndërkohë që veç tij dëshiron dhe Memushajn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje