Pas vdekjes së biznesmenit nga Vlora, Bukurosh Malaj, vëllai i tij, Milto Malaj ka mohuar faktin se 46-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik, ndërkohë që thekson se ai është vrarë.
Sipas tij, mjeti që ishte në pronësi të viktimës, nuk është aksidentuar, pasi sipas tij nuk ka pasur asnjë lloj shenje.
Ndërkohë që mes të tjerash, vëllai ngre edhe një pyetje që përforcon edhe më shumë dyshimet e tij se vëllain ia kanë vrarë, duke shtuar se Bukuroshi ishte shofer, kështu që pse duhej të gjendej në vendin e pasagjerit.
“Nuk është aksident, vëllanë tim e kanë vrarë.
Mjeti është aksidentuar, s’ka asnjë lloj shenje.
Bukuroshi ishte shofer, pse gjendej në vendin e pasagjerit?”, ka thënë vëllai i viktimës.