Gjykata e Vlorës ka përcaktuar masën e sigurisë për 9 personat e arrestuar ne fshatin Drithas, aty ku ne date 14 korrik u sekuestrua sasia rekord e lendes narkotike, mbi 15 tone.
Inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj-t), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, Balil Gjata, 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas, Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë , Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtaret Albana Selmanaj dhe Elona Mihali,nje séance gjyqësore e zgjatur teksa te arrestuarit janë njohur edhe me akuzat e prokurorise per sasine e lendes narkotike te sekuestruar.
Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për inspektor Avdyl sinanaj ,ndërsa për 8 personat e tjerë është përcaktuar masa e sigurise arrest ne burg.
Inspektor Avdyl Sinanaj ishte akuzuar për shpërdorim detyre ,ndërsa është inspektor i zonës se Llakatundit.