Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Bëhet e ditur se tre makina janë përplasur pasditen e sotme.
6 persona kane mbetur te plagosur, nderkohe qe nje shtetas kosovar ka nderruar jete.
Njoftimi i policise
Informacion paraprak
Me datë 16.07.2017, rreth orës 18:33 , është marrë njoftim se autostradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Blinishtit , ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjetet : Volkswagen me targë DBF 54 me mjetin AUDI me targë SH 0044E si dhe mjeti Benz me targë AA 627 JH. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Volkswagen B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë.
Gjithashtu janë lënduar edhe 6 shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Një nga të lënduarit është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore kurse 5 të lënduarit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.