Itali/ Makina përplas çiftin shqiptar, humb jetën gruaja, burri në gjendje të rëndë

16 Korrik 2017, 16:46Kronika TEMA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një makinë ka përplasur një çift shqiptar të cilët  ishin duke udhëtuar me motorr.

Mësohet se ata janë dërguar me urgjencë në spital, por disa orë më vonë gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa burri është në gjendje të rëndë për jetën.

Bëhet me dije se viktima Denisa Veliko, fatkeqësisht nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje