Pas mega operacionit “Pilotët”, vihen ne pranga 5 persona.
Policia e Tiranes njofton se janë arrestuar 5 shtetas, shpallur në kërkim 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas.
Te arrestuarit
Arvis Muçaj, 24 vjeç
– Joni Sadikaj, 18 vjeç
– Roland Hysenbelliu, 37 vjeç
– Aristotel Kasa, 23 vjeç
– Kejvi Hajdari , 22 vjeç
Procedohen në gjendje të lirë
Q.Ç, H.K, A.M dhe S.M
Ne kerkim
Janë shpallur në kërkim shtetasit : – E.E, E.S, B.R., F.S dhe E.S.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.
Operacioni
Më datë 14.07.2017, rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike.
Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre.
Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .
Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.
Nga kqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.