Dy persona kanë mbetur të plagosur rreth orës 13:00 në qendër të qytetit të Shkodrës.
Një vajzë e re dhe një burrë janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Deri më tani bëhet me dije nga bluzat e bardha se vajza është plagosur në këmbë ndërsa burri ndodhet në gjëndje kritike për jetën.
Mësohet se bëhet fjalë për një ngjarje të tipit ‘Western’.
Në mes të ditës me diell, në vendin e quajtur “5 heronjte”, persona që po qarkullonin me një makinë që po kalonin në shëtitore kanë qëlluar me armë në drejtim të një motoçiklete dhe këta të fundit u janë kundërpërgjigjur me armë.