FOTOT/ “Jaguari” i kandidatit për deputet të LSI në Durrës shpërthen në flakë, ndërsa ishte në ecje

14 Korrik 2017, 16:40Kronika TEMA
FOTOT/ “Jaguari” i kandidatit për deputet të LSI në

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu një makinë mesditën e sotme në Durrës. Me anë të një deklarate për media bëhet e ditur se makina ishte në pronësi të kandidatit për deputet të LSI-së  në Durrës, Skerdi Bello. Ky i fundit mësohet se ka punuar edhe në ALUIZNI-n e Durrësit.

Vetë Bello, ka deklaruar se sa kishte dalë nga një servil, kur ka kuptuar që mjeti po i nxehej e mori flakë në ecje e sipër.

Për të zbardhur më shumë detaje për shkaqet e zjarrit është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.07.2017, rreth orës 15:10, në lagjen Nr.4, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip Jaguar, në pronësi të shtetasit S. B. Mjeti ka qenë në ecje dhe nga deklarimi paraprak i shoferit të automjetit, njëkohësisht edhe pronari , shtetasi S.B.

Rezulton se mjeti sapo ka dalë nga servisi dhe duke ecur ka konstatuar se i është nxehur motori dhe më pas ka marrë flakë pjesa e përparme e mjetit. Dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental. Grupi hetimor po punon për zbulimin e plotë të ngjarjes.

2 komente në “FOTOT/ “Jaguari” i kandidatit për deputet të LSI në Durrës shpërthen në flakë, ndërsa ishte në ecje”

  1. Angjelini says:

    Jaguari eshte blere me para te pervetesura nga abuzimi me detyren. Helem ne trup qdo qindarke e marr pa djerse. LSI e hajduteve dhe maskarenjeve.

  2. sali says:

    Me leke te mara padrejtesisht e ka ky,Te gjithe keta te lsi me nje roge shteti jane bere me Jaguar qe nga vete iliri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje