Shtrëngohet laku i vetting-ut, gjyqtarët nën filtrim tentojnë largimin e parave jashtë vendit

13 Korrik 2017, 09:28Kronika TEMA

Teksa laku i Vetingut po ngushtohet, institucionet ligjzbatuese shqiptare kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet pas sinjalizimeve se disa gjyqtarë dhe prokurorë po tentojnë të nxjerrin jashtë Shqipërisë parë e pajustifikuara, me qëllim për t’i shpëtuar skanerit të trefishtë të kontrollit.

Shqiptarja.com ka mësuar se Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, struktura të posaçme të Policisë së Shtetit dhe segmente të shërbimeve informative po vëzhgojnë gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të dyshuar si të përfshirë në praktika korruptive ndër vite, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme, për fshehjen e parave të korrupsionit jashtë vendit.

Gatishmëria e institucioneve në fjalë mësohet se ka ardhur pas sinjalizimeve për disa lëvizje të dyshimta të njerëzve të drejtësisë, të cilët po lëvizin çdo gurë në prapaskenë për shpëtuar paratë e paligjshme nga lupa e Vetingut dhe sekuestrimi. Informacionet kanë ardhur nga faktorë të brendshëm, por edhe nga shërbimet partnere të vendeve që janë investuar si asnjëherë më parë për shembjen e sistemit aktual të drejtësisë, përmes zbatimit të ligjit të Vetingut, duket larguar prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Sipas burimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave është fokusuar tek transaksionet bankare të subjekteve nën vëzhgim, ndërsa policia dhe shërbimet inteligjente, po vëzhgojnë lëvizjet e tyre në terren, për të parandaluar largimin e parave nga Shqipëria në rrugë jo bankare, pra me çanta, me anë të njerëzve të besuar.

Në të njëjtën kohë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur verifikimin e ligjshmërisë së pasurive për njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, me të cilët do ta startojë procesi i Vetingut.

Në bazë të konstatimeve, ILDKP do të hartojë një raport për secilin gjyqtar dhe prokuror. Raporti do të vihet në dispozicion të organeve të Vetingut, por edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët kanë kompetenca për të mbledhur fakte dhe prova. Faktori ndërkombëtar ka pritshmëri të mëdha sa i takon efekteve të zbatimit të ligjit të Vetingut në sistemin gjyqësor. Ndërkombëtarët presin që rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë të mos i shpëtojnë skanerit të trefishtë të Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësisë profesionale.

6 komente në “Shtrëngohet laku i vetting-ut, gjyqtarët nën filtrim tentojnë largimin e parave jashtë vendit”

  1. vjeshta says:

    Dhe do ti largojnë. Rrini të qetë.
    Ky është vendi i hajdutëve dhe zhvatësve te popullit!

  2. Toni says:

    Keni ndonjë gjë konkrete apo vetëm fjalë fjalë.
    Sa para janë kapur deri tani?

  3. Kushtrimi says:

    Shkoni kontrolloni banesat se ata nuk jane budallenj ti mbajen ne banka. Gjykata e Apelit Tirane ka marre sepaten ne dore dhe po masakron qytetarin. nuk pyesin me per frike apo kontroll nga qe e kane ndare mendjen qe do ikin. Monstrat si Hysni Demiraj, Gjin Gjoni, Gramoz Levanaj, Agim Bendo, Alaudin Malaj, Flutra Skenderi etj (ndjese ndonje monster tjeter qe nuk e degjoje emrin) duhet jo ti te ikin nga sistemi por ti sekustrohen pronat dhe te shkojne ne burg. eshte uluritese gjendaj e sistemit gjyqesor kete dite te fundit te korrikut.

  4. Do ngrihet pd dhe lsi ne mbrojtje te ketyre hajduteve,do ngrihen keta pisa se po behet lista e zeze,se po te luftosh korrupsionin vendoset diktatura,te kerkosh llogari se ku i gjeti paret per vilat vendoset diktatura,me tregu emrat e ilirit e te sales eshte diktatur..

  5. perkthyesi says:

    Sekuestrim te menjehershem te pasurive materiale dhe monetare, si dhe venia para bankes se te akuzuarve! Asnje levizje parash jashte vendit! Shteti te vendose rregull, dhe te perdore gjithe mekanizmat, qe cdo qindarke e pajustifikuar me pagen, te kthehet menjehere ne buxhetin e shtetit! Kur te realizohet kjo, do kemi te drejte te themi: BRAVO DREJTESIA! Ndryshe, kemi bere nje vrime ne uje!

  6. j says:

    Keta bandite kane bere qe te humbet besimi tek themeli i shtetit te se drejtes.
    Gjykatat dhe drejtesia.
    Per keta maskarej duhet ligji i jashzakonshem i luftes. Duke qene se provat
    i kane zhdukur.
    Vetem polizia paralele me parime morale dhe atdhetare duhet ti eleminoje naten
    pastaj te shikoni si i dorezojne vete dhe do te evokojne “te drejten e mbrojtjes nga ligji dhe shteti”
    qe kane vjedhur dhe shkaterruar pa skrupull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje