Krimet e Rënda publikojnë prova të reja për Frrokun, ja pasuritë e pa justifikuara

12 Korrik 2017, 16:32Kronika TEMA

Prokurorët e Krimeve të Rënda lexuan këtë të mërkurë provat shkresore në bazë të të cilave kërkohet konfiskimi i pasurive të ish-deputetit Mark Frroku.

Sipas prokurorit, në zbatim të ligjit Antimafia Mark Frroku nuk i justifikon dot pasuritë e tij me vlerë rreth 2 milionë euro, pasi dyshohet se ato janë të ardhura që vijnë nga krimi.

Prokurori radhiti në gjykatë astetet për të cilat kërkohet konfiskimi i pasurive dhe kalimi i tyre në favor të shtetit, që janë apartamente në Orikum, Shëngjin dhe Tiranë si dhe truaj.

Prokurori u shpreh se, rezulton gjithashtu se ish-deputeti ka qenë i dënuar për çështje droge jashtë vendit.

Aktualisht Frroku po vuan dënimin e dhënë nga shkalla e parë me 7 vjet burgim për ndërtim të paligjshëm dhe pastrim parash, ndërsa u shpall i pafajshëm për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ngjarje e ndodhur në Belgjikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje