Një ditë pas lirimit, Prokuroria apelon vendimin: “Baroni i drogës” të  kthehet në burg

12 Korrik 2017, 14:41Kronika TEMA

Prokuroria e Durrësit ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila la të lirë baronin e drogës Alket Hatijan.

Prokuroria ka kërkuar përsëri arrestimin e Alket Hatijës, i cili akuzohet për trafik të 340 kg heroinë dhe 200 kg kokainë nga Shqipëria në Itali.

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane dhe i dënuar me 20 vite burg, Hatija u kap tre ditë më parë nga Policia e Durrësit.

Ai jetonte në një vilë bunker. Alket Hatija, i konsideruar si “baroni i drogës” nga mediat italiane, prej kohësh dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje