Administratorja qe dhunoi gazetarin e TV Klan: Me goditi me mikrofon

11 Korrik 2017, 22:43Kronika TEMA

Vetëm disa ditë më parë gazetari investigtiv i “Stop” Genci Angjellari deklaroi edhe me pamje filmike se u dhuna nga Mirela Topulli, administratore e firmës “Euroteam”. Duke iu referuar edhe pamjeve filmike të publikuara nga ky emision gazetari akuzoi Topullin se ajo e dhunoi duke e rrahur pasi ky i fundit po investigonte se ku po shkonin mbetjet e rrezikshme spitalore të kompanisë që drejtonte kjo zonjë. Sipas investigimit të “Stop” kompania “Euroteam” rezulton se konsumon rregullisht krim mjedisor. Por si qëndron e vërteta sipas Topullit? Në një intervistë për “foldrejt.info” Topulli ka deklaruar se gjithçka e thënë deri më tani është puç dhe e qëllimshme.Topulli shprehet është provokuar nga gazetari. Madje sipas saj Genci Angjellari e ka dhunuar duke e goditur në mjekër me mikrofon. “Mua më kanë lajmëruar nga kompania që kishte ardhur një media e po filmonte dhe unë mora makinën për të shkuar atje dhe ata na kanë filmuar dhe nga pas, madje na kanë bllokuar rrugën. Më pas m’i ka rënë xhamit të makinës dhe ka qenë duke e thyer. I jam lutur që të më largohet nga makina dhe në atë moment ai më ka qëlluar me mikrofon turinjve.” -shprehet ajo duke treguar se ka përpunuar në spital. Topulli thekson më tej se nuk janë transmetuar të gjitha pamjet në emision. “ Nga emisioni nuk është transmetuar e gjitha pasi është shkëputur pjesa ku gazetari më ka goditur mua me mikrofon në mjekër dhe në atë moment kam dalë e makina e shokuar,- tha Topulli.

7 komente në “Administratorja qe dhunoi gazetarin e TV Klan: Me goditi me mikrofon”

  1. Dibrani says:

    O Mero,… Rroft Mirela Topulli bashk me Beqon dhe Ramen,…..fal tyre mbetjet Spotalore me semundje nga me te llahtashmet ,..do i kemi ne uj ,ne ushqim,ne plazh ,..ne rrug,..pran miqve kolegve

    Rilindja eshte perla e ndotjes me mbetje spitalore,….ti vllai lodhesh po vidhet uji me autobot,…..po nuk lodhesh per ndotjen e Beqes

    nuk ka se si eshte dicka normale per gazeten tende,….ministria e shendetsise nuk kishte reaguar fare,…eshte normalllllllllllllll o Meroooooo.

    Ae kupton se ku jetojm o Mero,…ae kupton paradoksin tend dhe te ministris se shendetsise,…..imagjino ne Europ cfar do ti ndodhte kesaj Femre.

  2. Edkari says:

    Kesaj rilindese te ndyre do ja kisha futur microfonin ne vrime.
    Kushdo qe eshte i e emeruar nga Edi Rama eshte nje njeri me sjellje
    kafshe…Keta batakçinj duhet te marrin nje mesim te mire sa qe askush te
    mos guxoje te thote se -jam me Ediramen

  3. Ekologjisti says:

    Do you have the proof miss,because the picture spoke a 1000 words.So you better find the truth because what you show it could be a make up.

  4. miu says:

    Athere, duhet te shkoje qe ne ate moment ne polici dhe te beje denoncim dhe jo te ishe ne kerkim nga shteti per gjithcka ke bere…!

  5. denimi says:

    Zonja Mirela,
    Me ate qe une pashe ishit ju qe e gjuajtet ne fillim. Megjithate, po e quaj te drejte qe ju gjuajti dhe ju provokoi ai ne fillim. Kjo nuk perben problem te rendesishem, gjukata vendos per ate pune. Ajo qe une dua te theksoj moj zonje eshte helmimi qe ju na beni. Cila eshte e verteta e mbetjeve spitalore, ku i hidhni ju ato. Pse mashtroni kete popull. Ajo e goditur ne se eshte e vertete nuk eshte asgje, ti duhesh denuar maksimalisht pasi po helmon nje popull te tere. Po fiton me krimin qe po i ben popullit, te them burg eshte pak.

  6. Dorina says:

    Boll o ndyresire! Fjalori dhe veprimet e tua te tregonin si nje rrugace te sprovuar. Mos e zgjat me. Rri urte mbi m…qe bere. Ti moj plehre ke ndotur ambientin duke demtuar shendetin e te gjithe njerezve dhe pret qe njerezit te te falin. Jo. mos shpreso kot. Ti vetem se do et fitosh ca apar me shume, nuk ta ndien se vdes ca njerez te tjere. Po te kishte drejtesi tek ne, e di mire ti se cfare te gjen.

  7. Gjini says:

    Praktikisht duket e pamundur kjo që pretendon zonja, e cila hedh mbetjet spitalore në natyrë. Mikrofoni, edhe nëse arrin të futet nga dritarja e makinës deri në mjekër, do të jepte një goditje anësore (jo poshtë mjekrës) kësisoji nuk do ta kishte atë forcë që të krijojë këtë farë hematome, e cila duket si e shkatuar nga një goditje drejt për drejt me grusht apo send të fortë. Mjekësia ligjore mund ta saktësojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje