Kush është gjyqtari që la të lirë “Zotin e drogës” nga Berati?

12 Korrik 2017, 10:49Kronika TEMA

Mediat italiane kanë shpërndarë lajmin e arrestimin të supertrafikantit Alket Hatija.

Të përditshmet “La Reppublica”, “Il fatto quotidiano”, “Il Giorno” , Agjensia Ansa etj informuan se Alket Hatija, 45 vjeç, është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Alket Hatija ishte shpallur prej vitesh person në kërkim dhe ndaj tij kishte shumë pak të dhëna.

Kishte mbërritur për herë të parë në Itali në vitin 1997. Jetonte në komuën Campomarino në provincën e Campobassos në një banesë në rrugën Kennedy.

Ai kishte punuar për pak kohë në bujqësi.

Sipas mediave italiane, hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004, Alket Hatija kishte trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro.

Në prill të këtij viti, Gjykata e Milanos kishte marrë ndaj tij vendimin përfundimtar duke e dënuar me 20 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas investigimeve, bashkëpunimi i Interpolit me policinë shqiptare kishte mundur të identifikonte se Alket Hatija jetonte në një vilë luksoze me bunker në zonën e Beratit, i rrethuar nga rojet personale të armatosura.

Sipas mediave italiane, shqiptari Alket Hatija ishte një trafikant i madh droge që vetëm me anë të celularit ishte i aftë të trafikonte drejt Italisë qindra kg lëndë narkotike.

Droga hynte në Itali përmes kamionëve e automjetve me targa europiane që kapërcenin kufirin në veri të Italisë e portet italiane.

Alket Hatija u arrestua në qytetin e Durrësit ndërsa po takohej me një mikun e tij.

Por Gjykata e Durrësit e la të lirë.

Mësohet se gjykatësi Petraq Curi ka rrëzuar kërkesën e prokurorit për të mbajtur në qeli Hatijan, deri në vendimin për ekstradimin në shtetin fqinj.

Lënia në liri është dhënë me argumentin se i ndaluari ka vuajur dënimin në Itali, gjë që nuk është e vërtetë.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Apelit, nëse do të lejojë apo jo ekstradimin e tij drejt Italisë, ku duhet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

8 komente në “Kush është gjyqtari që la të lirë “Zotin e drogës” nga Berati?”

  1. @ says:

    Nje gjykates, emri i te cilit prej disa kohesh rezulton problematik me profesionalizmin dhe pasurite e tija te grumbulluara gjate karieres, vazhdon te mbaje akoma “cekanin” e drejtesise, pa ju dridhur dora. A ka vetting?

  2. Koba says:

    E ka xhiron e fundit .Nuk i dihet se cfare do te behet.Vetingu eshte per te gjithe Per gjyqtare dhe Politikane.por po nuk u fut ne thesin e Denimit Sali Gerdeci ,Like Floriri dhe klanet e tyre ,VETINGU do te behet sa per sy dhe faqe.

  3. Asus says:

    Klient si ky Jane fat per gjykatesit. E mbushin xhepin aq mire sa njeriu thjeshte nuk i fiton dot gjithr jeten.

  4. a says:

    Ky sigurimsi ka qene dikur sekretar ne Gjykaten e Vlores ,pasi perfundoi juridikun me korespodence para viteve 1990 u be per pak kohe Gjytar ne sektorin ushtarak , pastaj u katapultua si deputet i PD ne vitin 1992 , u rikthye per pak kohe gjyqtar dhe pastaj Avokat per vite vite .Pagoi gjoben dhe u be perseri Gjyqtar ne Durres .nje Pelivan nga ata qe e perzinin palet dhe e rrihnin rrugeve .Kur ka ngelur drejteia ne dore te ketij mediokrit , te korruptuarit , nga keto dhizma do degjojme . Jepi Petraq mos ler kusur deri diten e fundit pastaj bej plazh ne vilen qe ke ber me djersen e ballit ne Dhermi.

  5. Balena blu says:

    Petraq Curri! Une qe po te shkruaj te njoh mire qe kur fillove te vesh nga pak bythe e dhjame ne vlore,kur ndihmoje per ceshtje gjyqesore me L.C.Po mire more debil! para ke bere me thes,jete te mire ben.Karieren tende e ke rritur gradualisht duke lepire bythe te eproreve majtas e djathtas.Po mendjen more idiiot i lindur ku e ke lene? Si mund te nxjerresh nje vendim te tille dhe sidomos tani qe vetingu eshte duke filluar? Apo te plasi ty.Mire,mire,po do te te pellcase me shume kur te perfundosh ne qyngje.Na turperove o lango vlore! Po ku keni cipe ju qe i keni hyre kesaj rruge me ndergjegje te plote.Po te te shikoja gjekundi,per respektin qe kam patur per ty,do te doja te te hedh nje gelbaze surratit,o i degjeneruar! Turp te kesh!Nxjerr kriminelet nga burgu pa ta bere syri terr.Ku do i cosh parate qe ke marre o i mbaruar,do i fusesh ne bythe apo do i marresh me vete ne boten tjeter? Me shume vijne se ikin…

  6. Une... ti... ne te gjthe... says:

    Uh! Me ngadal se na bete vetingun!

    Kur edushka del ne new york time dhe ystifikon bemat e gjyqtareve si normale ne nje vend te varfer cfare prisni?

  7. Fatosi-kosove says:

    Tash prisni lul bashen e ilir moniken kur te dalin para gazetareve dhe do te thone se Vengjush Dako e ka liruar,siq po thone per lul berishen!

  8. Ilirjan Hoxha says:

    Per te kuptuar se cfare lloj gjyqtari eshte ky dhe se ne dore te kujt ka mbetur drejtesia mjafton te shifni dhe te lexoni 5-10 vendime te cfaredoshme te tijat . Vendime gjyqesore ne emer te Republikes nga 1-2 faqe vendimi pa arsyetim dhe pa kuptim. Vendime si ne vitet 93-94 . Gjyqtar demode . Gjyqtar i thencin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje