Gazeta më e madhe çeke DNES pasi dy ditë më parë investigoi transfertën 6.8 milionë Eurove të CEZ tek sekseri Nue Kalaj, është rimarrë edhe dje me këtë çështje.
DNES ka intervistuar kreun e komisionit hetimor Taulant Balla.
Deputeti socialist ka kërkuar nga prokuroria dhe policia çeke të hetojnë transfertën prej 6.8 milionë eurosh.
Një pjesë e intervistës së Ballës u botua sot edhe nga gazeta Dita:
Komisioni që ju drejtonit argumenton se miliona euro që CEZ i dërgoi në Shqipëri për lobistin Nuel Kalaj mund të jenë përdorur për ryfshet.
Unë mendoj se të gjitha këto para u dhanë ryfshet për drejtuesit e vendit në atë kohë. Zoti Nue Kalaj u përdor për të bërë shpërndarjen e parave.
CEZ thotë se çështja është vetëm një luftë e brendshme politike…
Jo, jo, nuk është politikë. Le të harrojnë çdo gjë tjetër dhe të pyesim: Pse CEZ dha kaq shumë para për këtë djalë? Dhe pse ai i mori paratë cash pak kohë para zgjedhjeve?
Sali Berisha dhe djali i tij thonë se nuk janë takuar kurrë me sekserin Kalaj. A keni ndonjë dëshmi se ai ishte njeriu i tyre?
Në e-maile menaxherët e CEZ shkruajnë në lidhje me negociatat dhe se e dinë se cili do të jetë qëndrimi i qeverisë shqiptare.
Si e zotëruat e-mailin e drejtuesve të CEZ e fituar?
Një nga njerëzit që erdhën për të dëshmuar para komitetit, ofroi informacionin. Ai ka punuar për CEZ-in.
Ju keni përfunduar tashmë një raport final dhe e keni dorëzuar në prokurori. Çfarë do ndodhë më pas?
Hetimi ynë është një ndër më të rrallët të bërë nga një komision parlamentar. Raporti është miratuar dhe nga Parlamenti.
Ne i kemi propozuar prokurorisë që të udhëheqë hetimin ndaj dymbëdhjetë njerëzve që dyshohen për shpërdorim të detyrës, pastrim të parash dhe kështu me radhë. Në mesin e tyre është ish-kryeministri Berisha, djali i tij dhe disa zëvendësministra.
Keni pasur komunikim me CEZ-in gjatë hetimeve?
Ne kemi kërkuar menaxherët që të vinin dhe të dëshmonin.
Kë kërkonit për dëshmi?
Të gjithë. Joseph Hesjek, (ish-kreu i filialit shqiptar CEZ), pastaj CEO i CEZ-it), të gjithë.
Dhe cila ishte përgjigja?
Ata refuzuan.
E e keni pyetur CEZ pse ka dërguar miliona euro në llogarinë e lobistit Nue Kalaj?
Ne u dërguam atyre një deklaratë të llogarisë së Nue Kalajt dhe i kemi pyetur pse e kanë paguar. Ata na shkruan se nuk mund të përgjigjeshin.
Gazeta çeke shkrim për skandalin e CEZ: “Paratë janë grumbulluar kundër rregullave, janë futur në valixhe”
Gazeta më e madhe çeke DNES, është hapur pardje pikërisht me aferën CEZ. Në një shkrim të gjatë, kjo gazetë investigon transfertën 6.8 milionë euro të CEZ, tek sekseri Nue Kalaj. Skema e privatizimit të CEZ në Shqipëri, shkruan DNES, të kujton edhe skemat e egra të privatizimit të Çekisë në vitet ’90. Nuel Kalaj, sipas dëshmive ka qenë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha me kompaninë CEZ. Në shkrimin e gazetës çeke flitet për disa llogari bankare të Nue Kalaj, i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare disa milionë euro.
Këto shuma më pas i ka tërhequr cash më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009. Sipas gazetës, është e paqartë pse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë cash Nue Kalaj. DNES shkruan se paratë janë grumbulluar kundër të gjitha rregullave, madje se ato janë futur në valixhe. Autoritetet shqiptare dhe çeke po hetojnë nëse paratë që iu dhanë Kalajit kanë përfunduar në xhepat e politikanëve shqiptarë. Përfaqësuesit e CEZ kanë refuzuar të prononcohen për DNES, për shkak të hetimit të policisë. “Duke pasur parasysh faktin se çështja është nën hetim, nuk mund të komentojë më tej,” tha zëdhënësi Ladislav Kriz.
Sipas DNRS, CEZ nuk është ende e gatshme për të shpjeguar pse zgjodhi pikërisht si lobist Nue Kalaj dhe se ku vajtën paratë. DNES shkruan se çështja CEZ u ndikua në Shqipëri edhe nga zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa i kanë marrë një prononcim edhe kreut të komisionit parlamentar hetimor të CEZ-it, Taulant Balla. “Ne kemi kërkuar një shpjegim të pagesave për z. Kalaj, por kompania refuzoi”, ka thënë për DNES, Taulant Balla. DNES, duke cituar Ballën, shkruan më tej se komisioni hetimor ka kërkuar dëshminë e disa drejtuesve të CEZ, ndërsa në shkrim i referohet dokumenteve të gjetura nga komisioni i drejtuar nga socialisti Balla. Në fund të shkrimit, DNES vë në dukje se afera CEZ po hetohet tashmë edhe nga organet e drejtësisë në Pragë.
Eshte e habitshme se si mund te me kete shpetuar, por une nuk kam pare asnje gazete shqiptare te kete shenuar, apo shtruar si pyetje: nga cila Banke ne Shqiperi Nue Kalaj i terhoqi miljonat e eurove? Ne cilin ambient te asaj banke i sistemoi neper thase apo valixhe? Pra cilen adrese te bankes shqiptare u dha Nue Kalaj cekeve qe t’i dergonin shperblimin e majme? A ka kamera te brendshme ne keto banka?
I kan transportuar me valixhe o shok. Akoma nuk e ke mare vesh?
Nueli rrezikon ndonje aksident se sdi ti jape mire makines
Bato ta them une nga cila banke. Nga credins bank…..prandaj she Tan Santo u vra…..
Ajo banke eshte or ka qene lavatricja e shkerdhen berishes &CO…
Aaaa… Ai qe u vra! Ai qe ka qene cun Tirone? Kush e vrau, nuk eshte marre vesh akoma?
E mbani mend Arjan Saro te Credinsit?
Hetimi jot ishte per te ardhur keq. Drehtimi i komisjonit prej teje si mbledhje e PPSH.
Vete ti si bole provincial i martuar ne qytet.