Ritet numri i vetëvrasjeve, 22-vjeçarja në Tiranë tenton t'i japë fund jetës, piu shumicë ilaçesh

12 Korrik 2017, 18:40Kronika TEMA

Një shtetase ne Tirane, ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë shumë ilaçe.

Rreth orës 16:42, te mbasdites se sotme në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë në lidhje me një shtetase që ka tentuar të vrasë vetën.

Mësohet se menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca.

“Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasja D. K., 22 vjeçe, kishte tentuar të vras veten duke pirë ilaçe me shumicë. Shtetasja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve’ thuhet ne njoftim.

Njoftimi i policisë

Tiranë. Informacion paraprak. Më datë 12.07.2017, rreth orës 16:42 në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë në lidhje me një shtetase që ka tentuar të vrasë veten. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasja D. K., 22 vjeçe, kishte tentuar të vras veten duke pirë ilaçe me shumcë. Shtetasja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje