Super-operacion në Vlorë e Kavajë, sekuestrohen disa ton drogë

14 Korrik 2017, 09:04Kronika TEMA

Një super-operacion i Policisë së Vlorës, i mbështetur edhe nga FNSH, solli si rezultat sekuestrimin e disa ton, rreth 15, lëndë narkotike, si dhe pesë armë zjarri, tip kallashnikov.

Aksioni u zhvillua në fshatin Llakatund dhe sasia e lëndës narkotike u gjet në dy banesa të ndryshme, ndërsa u arrestuan edhe disa persona.

Operacioni u drejtua nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako dhe ai i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj, ndërsa mori pjesë edhe Drejtori i SHÇBA, Eduart Merkaj.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, përshëndeti dhe falenderoi policët e angazhuar në këtë operacion, si dhe inkurajoi ata të vazhdojnë aksionet e nisura prej kohësh, për parandalimin e kultivimit të biëmve narkotike.

“Ju falenderoj, përgëzuar dhe inkurajuar për këtë operacion shumë të rëndësishëm në identifikimin dhe gjetjen e një sasie shumë të madhe lënde narkotike.

Siç e dini, pasi jeni pjesë e aksionit, Policia e Shtetit ka filluar një operacion mbarëkombëtar edhe për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike dhe nuk kanë munguar as rezultatet pozitive të tij. Duhet ta vlerësojmë dhe realizojmë me prioritet këtë nismë, pasi është edhe një porosi e veçantë e qeverisë dhe vetë kryeministrit Rama”, tha Haki Çako.

Një operacion tjeter u zhvillua edhe ne Kavaje, ku u sekuestruan 700 kg marijuane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje