VIDEO/ Momentet e tmerrit në Shkodër, vajza e shtrirë në tokë qytetarët e ndihmojnë

15 Korrik 2017, 13:48Kronika TEMA

Të tjera pamje vijnë nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një çift të rinjve mbetën të plagosur, djali rëndë dhe një kalimtar i rastit.

JOQ ka publikuar pamjet e para nga ngjarja, ku vajza e re Elona Çurku duket e shtrirë në tokë, qytetarë dhe më pas shërbimi mjekësor i ambulancës që i vijnë në ndihmë deri sa e marrin me barelë për ta dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes shihen njolla gjaku dhe njerëz të shumtë, ndërsa vajza e plagosur, duket që është e vetëdijshme dhe qytetarët i mbajnë lart këmbët.

Në video shfaqet edhe kalimtari i rasti i plagosur Enrik Prenushi që ecën me këmbët e tij.

Djali i plagosur Doni Lisi është në gjendje të rëndë, pasi i ka marrë plumbat në pjesën e sipërme të trupit.

2 komente në “VIDEO/ Momentet e tmerrit në Shkodër, vajza e shtrirë në tokë qytetarët e ndihmojnë”

  1. I says:

    Ca bahet keshtu ? A jane njerez ata qe gjuajne pa marre parasysh pasojat. Gjynah jane jete njerezish.

  2. ........... says:

    Te cmendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje