Favorizuan biznesin, arrestohen dy elektriçistë nga Lezha

17 Korrik 2017, 13:00Kronika TEMA

Njësia Task Forcë e OSHEE Shkodër, pas verifikimeve në terren, ka denoncuar në prokurori dy elektricistët Gjelosh D. dhe Ndoc SH., që të dy nga Lezha, për shkelje të ligjit duke abuzuarm e detyrën, pasi toleruan subjektet që kishin cënuar matësin e energjisë elektrike.

Sipas OSHEE, të dy këta elektricistë, janë shoqëruar në Polici, ku po kryhen tashmë hetimet paraprake, nga ku mësohet se kanë plotësuar procesverbale të rreme në favor të bizneseve private.

Sakaq, aksioni ndaj debitorëve vijon, tashme duke u përqendruar gjatë orëve të natës!

1 komente në “Favorizuan biznesin, arrestohen dy elektriçistë nga Lezha”

  1. kuksiani says:

    hajdeni ne Kukes e shikoni se si favorizohen biznesmenet, si Bar Amerika, Lokalet e Abedin Oruçit etj, ata me gjithe ato pasuri qe kane hotele, motele, restorante, lokale sherbimi te ndryshme dhe shikojini sa pak paguajne, keto favorizime dikush i ben normalisht,. e populli i thjeshte shkon e rri ne rrjesht per nje per te paguar faturat e majme te elektrikut qe bejne dallavere gjithe diten e gjithe naten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje