Të gjitha bizneset dhe objektet private e publike do të pajisen me kamera të cilësisë së lartë.
Gjykata Kushtetuese ka lënë këtë të martë në fuqi ligjin për “masat shtesë të sigurisë publike”, i cili ishte kundërshtuar nga shoqata e tregëtarëve.
Këta të fundit i thanë gjykatës se kamerat e vendosura me detyrim kudo cenonin të drejtat e njeriut dhe privatësinë, ndërsa hartuesit e ligjit thanë se qëllimi i vendosjes së kamerave me cilësi të lartë filmimi do të ndihmojë policinë dhe organet e tjera në zbardhjen e krimeve dhe rriten e sigurisë në vend.
Edhe gjatë shqyrtimit parlamentar pati diskutime të forta për këtë cështje, por Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë më asnjë dyshim: kamerat do të vendosen kudo që ka grumbullim njerëzish.
Te vendosen kamerat e qe cke me te. Kjo eshte per te mbrojtur konsumatorin dhe per rritje sigurie.