Ministrat dhe drejtorët e PD-së e LSI-së, shpenzime e ankande luksi para se të ikin

19 Korrik 2017, 09:18Ekonomia TEMA

Ministrat dhe drejtorët e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PDIU nuk dinë të ndalen. Edhe pse shumica e shqiptarëve që morën pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit vendosën të mos i besojnë PD, LSI dhe PDIU qeverisjen e vendit, përfaqësuesit e tyre në qeveri sillen dhe veprojnë sikur sapo të kishin fituar zgjedhjet parlamentare.

Si mos të mjaftonte refuzimi për të dhënë natyrshëm dorëheqjen në respekt të verdiktit të qytetarëve, përfaqësuesit e tre subjekteve humbëse vijojnë të shpenzojnë paratë publike për shërbime luksi, të shpallin ankande dhe të lidhin kontrata.

Ndonëse ka një vendim të kryeministrit Edi Rama, të datës 5 korrik, për ndalimin e çdo procedure prokurori deri në fund të vitit, institucionet e drejtuara nga përfaqësuesit politikë të PD, LSI dhe PDIU vijojnë të shpallin tendera me vlera të mëdha si dhe të lidhin kontrata, shkruan Shqiptarja.com. Shpallja e tenderave dhe lidhja e kontratave, pas datës 10 korrik, konsistojnë në rikonstruksione godinash dhe zyrash, në blerje veshmbathjesh, shtypshkrime, fletëpalosje, mirëmbajtje pajisjesh etj.

Në buletinin e nr. 27 të datës 10 korrik, të Agjencisë së Prokurimit Publik, pra pesë ditë pas urdhrit të kryeministrit, figuron se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpallur tenderin me vlerë 600 mijë USD për rikonstruksionin e godinës së AKU.

Ndryshe nga sa parashikon vendimi i kryeministrit, nuk kemi të bëjmë as me një nevojë urgjente dhe as me një blerje të vogël. Kujtojmë se limiti për blerje të vogla është deri në 800 mijë lekë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është nën varësi të Ministrisë së Bujqësisë, që drejtohet nga Edmond Panariti i LSI, ndërsa vetë AKU drejtohet nga një përfaqësues i PDIU.

Vendimi i kryeministrit parashikon edhe pezullimin e vijimit të procedurave të prokurimit. Por, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e drejtuar nga teknikja e PD, Xhulieta Kërtusha, ka shpallur fituese një kompani për ndërtimin e një shkolle në Durrës, me vlerë 192,919,112 lekë. Gjithashtu, Ministria e Integrimit Evropian, ka zhvilluar tenderin për shërbimin e sigurisë fizike të godinës me vlerë 1 732 400 lekë.

Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme, me në krye teknikun e PD, Dritan Demiraj, pas urdhrit të kryeministrit, ka finalizuar tenderin për blerje materiale të buta dhe veshmbathje me vlerë 8 274 280 lekë.

Përpos firmosjes së tenderave, emërimeve politike dhe përplasjeve të brendshme, ministrat teknikë të Partisë Demokratike po nxjerrin në ankand objekte të ndryshme shtetërore, ashtu siç bëri Sali Berisha pasi humbi zgjedhjet në qershor të 2013.

Ministria e Financave, e drejtuar nga përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Helga Vukaj, për llogari të Ministrisë së Shëndetësisë, ka nxjerrë në ankand ish-Qendrën Ekonomike të Drejtorisë së Shërbimit Publik në Gjirokastër për 1 546 011 lekë si dhe ish-Shtëpinë e Pionierit në Bajram Curri për 3 235 159 lekë.

9 komente në “Ministrat dhe drejtorët e PD-së e LSI-së, shpenzime e ankande luksi para se të ikin”

  1. Gjergji says:

    Gjullurdi e zakonte ne Albanistan. 1 muaj nga zgjedhjet as qeveri, as shtet as president.

  2. Gjergji says:

    Gjullurdi e zakonte ne Albanistan. 1 muaj nga zgjedhjet as qeveri, as shtet as president. E ka fajin Grecia.

  3. Peshkaqeni says:

    Papergjegjshmeri dhe paturpsi me teper se kriminale.Te shporren nje ore e me pare nga kryeministri.

  4. AMY says:

    Keta le te vazhdojne ti bejne keto gjera ne kundershtim me VKM-te e leshuara, per te zezen e tyre, pasi te mos jene me ne Qeveri, do te kene nga nje dosje denoncimi ne Prokurori, dhe kur te therriten aty pas ca kohesh, apo te kene probleme me drejtesine, do te jene te djegur njehere e mire, le te vazhdojne te bien ne gabime,

  5. Shkupi says:

    Maskarenje ! po e vulosin keqperdorimin me pasurine kombetare … andaj jemi ku jemi …

  6. teliti says:

    Mos beni zhurme kot, Ministrat nuk kane te drejte firme per ankandet. Ato i bejne sekretaret e pergjithshem te ministrive, ato jane autoriteti me i larte administrativ per miratimin e ankandeve etj. Ministrat jane post politik dhe me ligj e kane te ndaluar. Pastaj kush nga sekretaret e pergjithshem po i pyet keto ministra teknik? Asnje.

  7. populli socialist qe po i heq ne kurriz says:

    Po Rama pse hesht ,a eshte ky kryeminister?nuk paska fuqi ligjore ta ndal kete vandalizem?

  8. Eti says:

    Po kjo kertusha eshte femer rrugash o mero, kjo egla vukaj demiraj jane turp i lulit dhe i berishes, ca nga ata paguan leke te njerezit e lulit dhe te berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje