Flasin ekspertët: Nuk ka “drekë falas”! Samiti i Triestes e la “topin” në derën e Ballkanit

15 Korrik 2017, 16:37Ekonomia TEMA

Samiti i Triestes përfundoi me shumë premtime nga BE për Ballkanin, por duke e lënë akoma në “dhomën e pritjes” për t’u bërë anëtare me të drejta të plota. Premtimet kishin të bënin me investimet ekonomike dhe shtyrjen e rajonit drejt një bashkimi doganor dhe tregëtar që të nxiste më tej këtë bashkim. Por si e shohin ekspertët e ekonomisë këtë mundësi që i ofrohet vendeve të Ballkanit, ku bën pjesë Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia.

Selami Xhepa dhe Zef Preçi duke folur për gazetën Mapo bëjnë një analizë të asaj çfarë pritet të ndodhë pas Triestes, elementeve pozitivë dhe paqartësisë juridike dhe pengesat politike që shfaqin projekte të tilla.

“Nëse në Samitin e Vjenës u angazhuan financime për infrastrukturën e Ballkanit, mbetet për tu parë se si do të konkretizohen ato sipas vendeve dhe se çfarë dobie do të sjellin për vendet akoma të dobëta ekonomikisht dhe problematik në raport me standartet demokratike. Ambicia e shpallur në Trieste për krijimin e një bashkimi ekonomik dhe të transportit, është shumë e paqartë nga pikëpamja juridike.

Nëse vendet do të shkonin drejt bashkimit doganor, ky do të kishte qenë një hap politik shumë serioz pasi efektivisht do të bënte që vendet e rajonit të mos kishin politika tregtare të pavarura. Vendet e Bashkimit të sotëm Europian e nisën pikërisht në këtë format integrimin e tyre dhe ky do të ishte një model interesant edhe për rajonin tonë.

Por, duhen bërë edhe dy paranteza: së pari, secili nga vendet e rajonit nuk ka këtë aspiratë, por integrimin në Bashkimin Europian. Së dyti, asnjë nga vendet e rajonit nuk e ka për zemër këtë qasje rajonale. Po të shifet në historikin e vet se cfarë ka ndodhur me bashkëpunimin rajonal që prej momentit kur BE inicioi procesin e stabilizimit të bashkëpunimit rajonal në vitin 2002, asnjëri nga vendet e rajonit nuk preferoi të kalohej në një zonë të lirë tregtare rajonale, që është mënyra tipike e krijimit të një zone tregtare rajonale, por vendet u përfshinë në një proces marrëveshjesh bilaterale, duke rezultuar në negocimin e mbi 80 marrëveshjeve tregtare. Kjo bëri që sistemi i tregtisë jo vetëm të mos ishte më i thjeshtuar dhe i lehtësuar, por përkundrazi edhe shumë më i komplikuar”- shprehet ekonomisti Xhepa .

Ai e shikon si zhvillim pozitiv dhe të duhur iniciativën e BE-së, por shton se  “vendi ynë duhet të jetë i kujdesshëm për konkurrencën e tregut të brendshëm”. “Nëse, për shembull, vendet e tjera të rajonit përdorin gjerësisht subvencionimin e bujqësisë, kjo do t’i vinte fermerët tanë në kushte të pabarabarta konkurrenciale dhe mund të dëmtonte seriozisht ekonominë familjare bujqësore apo segmente të caktuara të industrisë. Prandaj, iniciativat që janë pozitive si të tilla, duhet të shndërohen me efekte përfituese nëse do të negociohen mbi baza pariteti ndryshimet që do të kryhen në këtë fushë”- thekson Xhepa.

Ndërsa ekonomisti Zef Preçi shprehet se zgjidhja e ofruar në Trieste për Ballkanin është thjesht një shtysë që këto vende të nxiten drejt zhvillimit duke u krahasuar me vende të BE-së.

Zona e përbashkët ekonomike nuk ka të bëjë me ndonjë “Plan Marshall”, as me “zgjidhjen e qeses” së BE-së për vendet e rajonit tonë, dhe as ndonjë “joshje” financiare në një BE që përballet me probleme të mëdha të brendshme kundrejt një Ballkani të lidhur nga tranzicioni i gjatë dhe nën një agresion të vërtetë të ndikimeve nga fuqi të mëdha botërore dhe rajonale.

Në një Europë të zgjeruar drejt Lindjes pak me nxitim dhe kryesisht mbi bazën e kritereve specifike të dominuara nga interesa politike një dekadë më parë, duket se është pranuar gjerësisht se BE është e përbërë nga grupe vendesh që kanë shpejtësi të ndryshme në zhvillimin e tyre, prezantimi i nismës për zonën e përbashkët ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është gjë tjetër veçse ofrimi i mundesive të këtyre vendeve që të përgatiten hap mbas hapi për të qenë anëtare të BE-së, që të tentojnë të veprojnë mbi bazën e interesave të përbashketa, që të përgatisin infrastrukturën fizike e ligjore, si dhe t’i përshtatin ekonomitë e vendeve të veçanta në funksion të këtij procesi.

Mendoj se është tejet e gabuar qe liderit e vendeve të Ballkanit të perdorin kete nisme thjesht për konsum të brendshëm politik, që të ushqejnë shpresat e gabuara se ekziston “dreka falas”, se antarësimi në BE është thjesht një procedure administrative burokratike që merret në Bruksel, Berlin apo Paris, sepse ata “kanë permbushur detyrat e shpisë”. Kjo nismë provon me së miri se tashme “topi” është ne fushën e qeverive të vendeve të Ballkanit Perendimor për të përmirësuar qeverisjen dhe për të qenë realiste në projektimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e vendeve të tyre si rruga e vetme që dekurajon braktisjen e vendit dhe problemet e mëdha që shoqërojne këtë fenomen”.

 

6 komente në “Flasin ekspertët: Nuk ka “drekë falas”! Samiti i Triestes e la “topin” në derën e Ballkanit”

  1. ti je muslimon,mos luaj ''evropianin'', vendi yt eshte mes sumave ne Karadak gyzel's..........allah uakbar! says:

    si perhere Evropa ja la ”dobicin” ne dere suniteve……………….keq na vjen,por nuk ke vend ne Evrope!

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Aleanca me Rusine,shton shpejtesine e aderimit ne BE !

  3. Mandi says:

    Eksperteve u them fuck off.Ne nuk jemi nje popull nuk flasim nje gjuhe dhe si te tille perspektiven per ne BE e kemi te ndryshme.Ne kurre smund te pajtohemi me mjerez qe na kane vrare prere dhe sot e kesaj dite shfrytezojne tokat Shqiptare.Drejtesia duhette vendoset sepse me tokat Shqiptare jane duke na luftuar me pasurine tone

  4. shushica says:

    Te gjitha shtetet dhe rajonet qe kane realizuar ndryshime te shpejta pozitive ekonomike dhe si rrjedhim ,rritje te mireqnies ,permiresim te sistemeve te qeverisjes deri ne arritjen e nje demokracie te avancuar…jane ndihmuar pa asnje kusht per ineresa gjeopolitike globale…..Keshtu Europa perendimore me planin Marshall ne funksionin antikomunist,,,Japonia ,Taivani ,Korea e Jugut ,vendet e Azise juglindore ne funksionin anti rus dhe antikinez,,,dhe se fundi i gjithe blloku i Europes Lindore ,perfshi vendet balltike ne funksionin anti rus….moren miliarda ,.Zonat e tjera te zhvilluara ne bote jane bazuar ne pasurite e pafundme te natyres.Ish blloku socialist ,per shume aresye nuk arriti te gjente mekanizmin thelbesor per te konkuruar me perendimin dhe gradualisht e humbi shtytjen fillestare ,arriti ne stanjacion dhe renie …keshtu qe ,pavaresisht ideve ,nuk kishte fuqi ekonomike financiare per tu ballafaquar me perendimin….Perjashtim ben vetem Kina ,nje realitet i jashtzakoneshem ekonomik ,politik dhe shoqeror qe brenda 30 viteve nxorri nga varferia rreth 1 miliarde njerez dhe ne 2030 parashikon nje prodhim vjetor per banor rreth 30…mije dollare nga 15,,mije sot.Kane kaluar mbi 27 vite te renies se murit te Berlinit .Shtetet qe zbatuan reforma pa shkaterruar dhe treguan zgjuarsi politike perfituan ,,,Ndersa Ballkani Perendimor ,per shkak te luftrave idiote te ish sllaveve te jugut ,injorances dhe primitivitetit te politikaneve shqiptare nuk diti te perfitoje nga momenti ,humbi trenin…
    Tashme eshte vone ,pavaresisht artikujve te gazetave apo hipokrizive te politikaneve perendimore per gjoja rendesine e Ballkanit Perendimor ,duhet te pranojme se realisht nuk kemi asnje rendesi gjeostrategjike…Si rrjedhim askush te mos prese miliarda ,por edhe milionat jane enderr ..BE ka priroritete te tjera..ndersa mbledhjet ,orientimet per krijimin e zonave rajonale jane programe boshe ,pa para…..Parate i bien interesat ,BE nuk ka me interes..Atehere shtrohet pyetja …si do te vine investimet ,,,Tjesht parate vijne duke ftuar ata qe kane interes ,dhe ne kete moment interes ka Kina ,Turqia dhe vendet e pasura me nafte .Por interesat turke dhe arabe kane nje prapavije te komplikuar …E vetmja qe mund te investoje miliarda ,me kushtet me te mira eshte Kina….Ajo po e ben kete ne te gjithe boten ,perfshi vendet e varfera dhe vendet super te zhvilluara…Kete levizje duhet te beje Rama …ne se duhet te hyje ne historii…Te ftoje kapitalin kinez ,i cili per aresye historike do te nxitet edhe nga qeveria kineze…Kush ka pak kulture historike ,,nje vizite e Cu En Lait ne Tirane sillte hapjen e qidra objekteve dhe krijimin e mijra vendeve pune ,aq sa detyroheshim te merrnim vajza te reja nga gjithe Shqiperia per kombinatin etekstileve ne Berat apo fuqi punetore per Elbasanin..Prandaj rruga e rindustrializimit te vendit kerkon zgjuarsi dhe politike shumedrejtimeshe,,,,Te gjithe bejne keshtu ,perse ne jo…..Le te presim njehere Xi Ji Pingun ne Tirane me nderime sic e pret gjithe bota,,,,por ju lutem pa atlete Adidas,edhe pse per mua ne Europe shkojne mire ,,,por jo me kinezin,me japonezin ,me amerikanin
    Nuk me pelqen fare ideja e tregut rajonal ,ne duam investime hightech…..dhe keto nuk i ben Serbia ,por ShBA,Gjermania ,Franca !talia ,Japonia por para me shume ka Kina….E di qe ndonje primitiv anadollak do te thote ,akoma me kinezet ky ….Nuk me intereson mendimi i tyre primitiv,,,,vetem do ti keshilloja te bejne nje vizite ne SHENXHEN per te kuptuar boten

  5. shigjeta says:

    Edhe ti qe je ne europe , per ty e kam fjalen :ti je muslimon mos luaj evropianin ……….. ri dhe beu gojore europianeve , u shqepen europianet qe ne 2009 qe ua lepin , vazhdo mire e ke ……… je 1 -shi

  6. 17nentori says:

    futja e nxituar ne BE eshte si ti vesh note te larte me hater nje nxenesi, vetem per mesatare, dhe duke i bere dem afatgjate sepse ai nuk do te kete mundesi te mbijetoje kur te veje ne klasat e larta!!!!
    Duhet pare me kthjelltesi se cfare eshte qe duam nga BE, dhe mund ta arrijme me menyra bilaterale. Psh nese duam qe shqiptaret te punojne ne BE, mundet qe te shifen marreveshje bilaterale direkt me Gjermanine qe te perthithi nje sasi profesionesh, nese duam tregti te lire ate mund ta kemi me marreveshje qe e ndihmojne tregtine pa e shtrenguar te jete se s’ben pjesetar i BEse… pastaj kur te kemi arritur potenciale konkurruese e shofim prape kete punen e BEse.
    Pjesemarrja me obligime ne BE si psh Greqia, sjell edhe shume kokecarje te tjera, qe mire eshte Shqiperia tu rrije larg. Ka shembuj si Malta apo Zvicra qe nuk duan te jene pjesetare me obligime ne BE, por kerkojne dhe marrin vetem marrveshje specifike qe u hyjne ne pune secilit.
    Kjo puna e “jugoslavise” se re ska gje te keqe, eshte nje lloj prove se si mundesh te funksionosh ne konkurrence te lire …dhe pa obligime te shtrenguara shume si BEja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje