Basha iu përgjigjet kundërshtarëve të vet: Bëhuni gati për nesër...

21 Korrik 2017, 21:02Politika TEMA

Lulzim Basha nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gara për rizgjedhjen në krye të PD-së, pavarësisht thirrjeve të një grupi të madh drejtuesish të rëndësishëm të kësaj partie.

Pikërisht në kohën kur mbahej takimi i tyre, Basha ka lëshuar një njoftim me anë të PD-së, me të cilin bën me dije se gjithçka është gati për garën e së shtunës.

Njoftimi i PD

Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njofton se ka përfunduar procesi i shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqesuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve.

Gjithçka është gati për procesin e votimit që nis nesër në orën 8 dhe mbyllet në orën 19.00.

4 komente në “Basha iu përgjigjet kundërshtarëve të vet: Bëhuni gati për nesër…”

  1. Pranvere 2017 says:

    Eduart Salami ka rene dakorte me Lulin qe te hyje fallco ne gare qe ky i fundit ta kete te lehte per tu rizgjedhur ne krye te paritise dhe ta coje ate ne ” pithe te semes”.

  2. ina says:

    Basha, SUKSESE!!!!!?

  3. TONI says:

    Mbajeni Lulin qe jua a la Salia si pasardhes dhe ja pafshi hajrin ne nje CADER tjeter ku do ngrysni ditet per 4 vjet rresht o Demokrate -te tipit komunist qe qajne per liderin sikur dikur per Enverin. Ja pafshi harin Lulit qe ju la Qoftelargu…………………….E gezofshi per 4 vjet te tjera kryetarin qe do ju coje nga humbjaa ne humbje,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Perpara per humbje te reja !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje