Nga Armand Plaka
Në fakt për Divizionin e 21-të malor SS “Skanderbeg” tashmë është shkruar në një volum të konsiderueshëm dhe po ashtu kanë dalë në dritë edhe shumë prej fotove që lidhen me prezencën e tij në territoret shqiptare, ose më mirë le të themi, në rajonin e Kosovës e të ish-Jugosllavisë.
Koleksionet fotografike të marra nga faqja e internetit e Arkivave Kombëtare të SHBA-së dhe Administrata Dokumentare (NARA), të kryera nga fotografi gjerman i luftës, Georg Westermann, i cili shoqëroi divizionet e ndryshme të “Waffen-SS” në Ballkan, ndër shqiptarët janë bërë të njohura në fakt nëpërmjet botimit në faqen personale të studiuesit Robert Elsie, i cili i ka kushtuar një sesion të veçantë atyre në tri gjuhë.
Por duket se disa nga fotot, të bëra jo domosdoshmërisht prej fotografit zyrtar gjerman në fjalë, ekzistojnë edhe në muze e koleksione të tjetra, siç është ai i historianit të Luftës së Dytë Botërore, studiuesit të Rajhut të Tretë dhe gazetarit investigativ britanik, Ian Sayer, I cili duket se ka shfrytëzuyar në një masë të konsiderueshme edhe fondet muzeale ish-jugosllave.
Në këtë kuadër po botoj edhe këtë foto, e cila vjen pikërisht prej koleksionit të tij, realizuar në Prizren, me shumë gjasa po nga Georg Westermann, megjithëse emri i autorit në koleksionin e tij mbetet anonim.
Diçitura ka këtë përmbajtje: Në qendër të Prizrenit mbi urën e Bistricës, komandanti SS August Schmidhuber, fton komandantin e Armatës së Dytë, Gjeneralin e Trupave Malore, Boehme, për të insepktuar Gardën e Nderit. Në sfond shihet edhe Xhamia e famshme e Sinan Pashës, si dhe Kisha Orthodoske e Shën Gjergjit (thellë nga e djathta).
Ndryshe nga fotot e tjera të koleksionit të Westermann, të sjella nëpërmjet Elsie-t, ajo paraqet një moment më të plotë, me një pamje e skenë më të hapur në qytet, ku fare qartë dallohen dhe banorët dhe dyqanet me emra shqiptarësh. KJo e shton edhe më shumë dyshimin se ato nuk janë pjesë e koleksionit “Westermann”.
Pjesë të këtij koleksioni dhe përtej tij, duket se janë edhe dy prurje të tjera që lidhen me Divizionin SS-Skanderbeg, të cilat edhe pse mund të komentohen në mënyra të ndryshme, padyshim se pasurojnë edhe më shumë fondin tonë të fotografive me vlera e sfond historik.
U bashkuan te gjoret me gjermanet si lopet sepse ju premtua shtet shqiptar e pavaresi
Divizioni me kater veta …
A thua luftuan per pavaresi nen gjermanet??!!
Pislleqet e divizionit Skenderbeg i neutralizoi perkushtimi i Enver Hoxhes per te lidhur luften e kosovareve me koalicionin e luftes se madhe te popujve ndaj bishe naziste.
Po pse u bashkuan kosovaret me gjermanet? A ja keni bere ndonjehere pyetjen vetes?
Komunizmi per shqiptaret e Kosoves dhe viseve te tjera qe lengonin nen thundren e sllaveve personifikonte thundren e huaj sllave. E vetmja shprese per ata ishte qe Gjermania te fitonte luften. A e dini se ne kohen e luftes, trojet tona ishin te bashkuara nen qeverine e Tiranes? Vertet kjo nuk ishte liri e vertete, pasi vendi ishte I pushtuar, por te pakten ishim te gjithe bashke. Hitleri dhe Ducja ishtin kriminele, por po keshtu kriminele ishin edhe udheheqesit e tjere si DeGoli, Ruzvelti, pa folur pastaj per krye-kriminelin Stalin.
Formula “magjike”: Ma mire qeni i zotnis, se qeni i fukares.