DOSSIER/ Shkencëtari shqiptar që tronditi mbretërinë, ja pse Zogu e dënoi me 101 vite burg

16 Korrik 2017, 12:52Dossier TEMA
DOSSIER/ Shkencëtari shqiptar që tronditi mbretërinë, ja pse

Do të lindte në Golem të Kurveleshit. Babai i tij ishte fukara,ndaj në vitin 1906 do detyrohen të mërgojnë me gjithë familjen nëTurqi dhe të vendosen në qytetin e Stambollit.

Bilali kishte ruajtur në zemër bukuritë e Golemit, pa harruar gjuhën e nënës, vazhdoi shkollën fillore dhe të mesme.

Më 1923 kreu dhe shkollën e Veterinarisë Ushtarake dhe u diplomua mjek toger.

Me shpenzimet e tij shkoi në Gjermani për specializim të lartë.

Atje pati mundësi të qëndronte vetëm 4 muaj se shpenzimet e shkollimit ishin tepër të shtrenjta.

Kaloi në Paris ku vazhdoi Institutin Pastuer, por nuk neglizhoi edhe profesionin e parë, veterinarinë.

Në Paris u njoh me shkencëtarë të famshëm. Atje u martua me një franceze fisnike. Por zemra i rrihte për atdheun e lindjes. Më 1928 u vendos në Shqipëri, bashkë me nusen franceze të shqiptarizuar. Zonja Nilyfer edhe shqipen dhe turqishten i fliste fare bukur.

Kur erdhi Dr. Bilal Golemi për shërbim në Shqipëri. Ahmet Zogu ishte vetëshpallur “Mbret i shqiptarëve”. Doktor Bilali nisi të shërbejë në lëmin e zooteknikës duke bërë hulumtime në këtë degë.

Dr. Bilal Golemi, i brymosur në Turqinë qemaliste dhe i kalitur në Francë, si republikan, demokrat e laik, nuk pajtohej me qëndrimin feudal monarkist. Po dhe Ahmet Zogu kërkonte gjithmonë rastin për t’a futur në grackë doktor Golemin.

Doktori themeloi laboratorin bakterologjik-veterinar. Mirëpo reaksionarët atë do ta përziejnë me lëvizjen e Vlorës më 1930. Gjykata zogiste do e dënojë doktorin me 101 vjet burgim. Golemi protestoi me grevë urie dhe nuk hoqi dorë nga pikëpamjet e tij demokratike.

Regjimi i Zogut për shkak të presioneve të brendshme popullore e të jashtme, Dr. B. Golemin bashkë me disa shokë të tjerë si Dr. Tare Libohova etj,  e fali më 13 shkurt 1935.

Shkencëtari, i sakatosur në mushkëri, shkoi prapë në Turqinë qemaliste, ku u prit me kënaqësi. Punën e nisi në “Hara” të Karaxhabejit afër Bursës, më pas shokët e tij e thirrën në Ankara.

Në kryeqytet punoi si bakteriolog, mori pjesë në shumë kongrese kombëtare e ndërkombëtare dhe u dallua si shkencëtar i rrallë. Më 1952 u emërua drejtor i qendrës shëndetësore “Refik Saydam” e cila ishte një spital pilot.

Doktor Golemi që vuante nga enfizema e trashëguar nga burgjet e Shqipërisë zogiste, do të vdiste më 15 mars 1955 në Stamboll, duke u varrosur në Istinye, në brigjet e Bosforit, pranë babait të tij, Ali Golemi.

Dr. Sait Bilal Golemi më 1952-in kishte marrë nga qeveria franceze medaljen “Legjion d’Honneur”. Gjithashtu Shqipëria do ta nderojë me Urdhërin e Punës të Klasit të I-rë dhënë nga Kuvendi Popullor më 1969.

Doktor Bilal Golemi ka kryer më tepër se 50 studime shkencore origjinale në lidhje me profesionin e tij. Një dhomë në “Refik Saydam Saglik Merkezi” është pagëzuar me emrin “Dr. Sait Bilal Golemi Salonu”. Në këtë sallon zhvillon aktivitetin e tij laboratory B.C. G./konica.al (Shqiptarët në Perandorinë Osmane)

3 komente në “DOSSIER/ Shkencëtari shqiptar që tronditi mbretërinë, ja pse Zogu e dënoi me 101 vite burg”

  1. efigjeni says:

    Ju lutem me tregoni se i ciles shtepi botuese eshte libri “Shqiptaret ne Perandorine Osmane”. Kam shume nevoje per te. Me ndihmoni ne se ma thoni.

  2. Fieri says:

    Zoti gazetar ! Ata qe organizuane levizjen kunder Zogut,te vetshpallur mbret, nuk ishin reaksionar,por patriot si Riza Cerova, Zylyftar Veleshnja, Bilal Golemi e shume e shume te tjere,midis tyre edhe babai im ,qe po bej ket koment. Vet shkruan se Bilal Golemi kishte nje kulture franceze dhe Qemaliste . Keto kultura ishin perparimtare e jo anadollake si Zogu. Ai i denoi me 101 dhe i “fali me presionin e brendshem ( Kjo verteton se populli qe perkrahu levizjen nuk ishin reaksionar) ,por edhe me nderhyrjen nga jashte . Zogu i zog qe ishte hapi fjale se me detyroi nena dhe une i fala. Midis atyre poshtersive e torturave qe u beri Zogu pjesmarresve te levizjes, ishte dhe im ate. Nena me ka treguar se thonjte i kishte sterr te zez e kullonin gjak nga spicat e ngulura ne thonje. Po keshtu sqetullat i kishte ge e flluska me uje nga vezet e nxehta qe u vendosnin xhandaret e zogut. Jam i bindur se keto tortura i pesoi dhe shkencetari ,Golemi e ndaj u largua. Pra i nderuari gazetar ,eshte mire qe ate fjaklen rreaksionar nuk duhej ta perdorje. Golemin nuk e terhoqen,por Golemi terhoqi njeres ne ate kryengritje. Megjitheate Golemi eshte nje person i nderuar per popullin. Gjithashtu kuptohet se sa e ka dashur kulturen perndimore dhe zhvillimin arsimor e kulturor te popullit anadollaku ZOG.

  3. Reaksionari says:

    Po çfare i paska bere Ahmet Zogu ketija shkencetarit?? Po te ishte shoku enver, do ta kishte futur shtate pash ne dhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje