Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur brigjet e Turqisë dhe të ishullit Kos në Greqi, duke shkaktuar dy të vdekur.
Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në detin Egje, rreth 16.2 km në verilindje të ishullit Kos.
Dy viktimat e tërmetit gjendeshin në një bar në ishullin grek, që është dhe një ndërtesë e historike, e cila daton rreth vitit 1920. Ata nuk mundën të largoheshin në kohë, ndërsa çatia e ndërtesës u shemb dhe i zuri poshtë.
Të dy zonat e prekura nga tërmeti janë të njohura si destinacione turistike.
Vetëm në Kos gjendeshin rreth 200 000 turistë në momentin e tërmetit.
Ndërkaq, në Bodrum nuk janë raportuar viktima, por ka patur 80 persona të plagosur.