Chelsea ka fituar me lehtësi 3-0 derbin ndaj Arsenalit në miqësoren e zhvilluar sot në Pekin.
Ndeshja nuk ka pasur shumë histori për Blutë e Londrës, të cilët dominuan duke shënuar me Willian,ndërkohë që Batshuayi realizoi një dopietë.
Chelsea është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri edhe pse talenti belg sot bëri një paraqitje të mirë.
Në këtë takim, Granit Xhaka ka luajtur nga minuta e pare, dhe u zëvëndesua ne minuten e 46-të nga Francis Coquelint.