Milan ka shkëlqyuer në miqësoren e rradhës, të zhvilluar ditën e stome kundër skuadrës së Bajernit të Mynihut.
Kuqezinjtë i kanë dhënë një leksion kampionëve të gjermanisë duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0.
Një 90-minutësh spektakolar i zhvilluar nga skuadra e drejtuar nga, Vicenzo Montella, ku shkëlqyen dhe blerjet e reja, ku Kessie dhe Calhanoglu debutuan me gol.
Gjithashtu, në këtë sfidë u aktivizua dhe blerja më e madhe e Milanit në këtë merkato, Leanardo Bonucci që u futë në lojë në minutën e 64-të duke zëvëndësuar Cristian Zapatën.
Golat për rossonerët në këtë sfidë u shënuan nga, Franck Yannick Kessie, Patrick Cutrone që shënoi një dopietë dhe Hakan Calhanoglu.
Një test shumë pozitiv për Milanin në prag të përballjes më datë 27 korrik kundër skuadrës së Craiovas, që do të luhet për “Europa League”.