Zbulohet kalendari për sezonin 2017-18 në La Liga. Kampionët e Realit të Madridit do ta nisin në transfertë ndaj Derportivos ndërkohë që Barcelonës do të presë Betisin.
“El Clasico” i parë i sezonit 2017-18 do të luhet në mesjavë, më 20 dhjetor, ndërkohë që e kthimit në 5 ose 6 maj 2018.
Kjo sfidë do të luhet vetëm 4 ditë pas finales së Kupës së Botës për klube në Emiratet e Bashkuara Arabe, me Realin që do të mundohet të mbrojë titullin e fituar vjet.
Derbi i parë madrilen do të luhet më 18/19 nëntor, në fushën e Atleticos, ndërkohë që në javën e fundit, të dyja ekipet e mëdha spanjolle nuk kanë duele të vështira.