Skëndërbeu është e vetmja skuadër shqiptare që vijon pjesmarrjen në Kupat e Europës, ku këtë vit ka arritur që të kalojë dy ture në kompeticionin e “Europa League”.
Korccarët u kualifikuan mbrëmjen e djeshme pas fitores së arritur në fushën e saj kundër ekipit të Kairat Almaty, dhe tashmë janë në raundin e tretë ku kanë mjaft shanse për tu kualifikuar sërish në fazën e grupeve.
Më këto suksese klubi i Skëndërbeut ka përfituar dhe në aspektin financiar, ku deri më tani në total ka përfituar plot 675 mijë euro.
215 mijë euro i përfituan nga UEFA për pjesmarrjen në turin e parë, ndërsa më pas përfituan pas kualifikimit me Sant Hulia një shifër prej 225 mijë euro.
Këtyre dy shumave iu shtua edhe 235 mijë euro me kualifikimin e djeshëm ndaj skuadërës së Kairat Almaty duke përfituar në total 675 mijë euro.