Buzëqeshja është nga ato të rasteve të mëdha dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Pas firmës dhe udhëtimit në Kinë për t’u vënë në dispozicion të Montella-s, Leonardo Bonnuci u prezantua zyrtarisht si futbollist i Milanit.
Buzëqeshja diktohet edhe nga fanella mbi tavolinën e konferencës ku ndodheshin edhe Administratori i Deleguar, Fassone dhe Drejtori Sportiv, Mirabelli, një fanellë që sapo u ekspozua hoqi edhe dyshimin e vetëm që kishte mbetur, Leonardo do të ketë numrin 19, atë që ka patur në dispozicion te Juventusi dhe Kombëtarja Italiane, numër që është detyruar ta lërë të lire Kessie, i cili tani do të marrë 79-ën.
Prezantimi i realizua sic po bëhet mode këto kohët e fundit në rrjetet sociale, në këtë rast në Weibo, një platformë shumë popullore në Kinë.
“Për Leon nuk ka nevojë për prezantim, – tha Fassone, – Për ne është një përforcim i jashtëzakonshëm që e donim shumë. Lindi nga një ide thuajse e pamundur, por për të qenë i sinqertë, që në telefonatën e parë Leo më tha se asgjë nuk është e pamundur, dhe që nga ai moment gjërat rrodhën shumë shpejt. Ai kompleton një mozaik të ideuar nga Mirabelli, në bazë të një ideje të miksimit të të rinjve me talent dhe liderëve ekspertë që do ta bëjnë rrugën e Milanit më të lehtë. Përfitoj nga rasti për të falënderuar në emër të klubit Kessie që u tregua i disponueshëm për të lënë numrin”.
Pas Mirabellit që përsëriti se sllogani për blerjen e Leonardo-s, “asgjë nuk është e pamundur”, tani vlen edhe për ecurinë e Milanit, vetë Bonucci tregoi ndjesitë e tij të para.
“Mora numrin 19, por në dhomat e zhveshjes hyra në majë të gishtave, fola me Kessie dhe ramë dakord. E falënderoj, ai është një djalosh inteligjent dhe i ndjeshëm, është një investim i madh për këtë klub. Për mua 19-ta është e rëndësishme, kam besuar te ai numër në momentet e vështira të jetës personale dhe në karrierë, ndaj falënderoj sërish. Afeksioni i tifozëve më ka transmetuar shumë entuziazëm, ishte dicka e bukur që shpresoj ta shpërblej me shumë fitore përgjatë viteve. Milani meriton të jetë më lart si në Itali ashtu dhe në Europë”.