Goditja e parë e madhe e Luciano Moggit te Partizani është trajneri Mark Iuliano.
Emërimi i ish-mbrojtësit të Juventusit në stol pritet të pasohet nga një merkato cilësore, me “Big Lucianon” që do të ndërtojë një skuadër për titull. Ky është besimi i Genc Tomorit, i rikthyer në stafin drejtues të të kuqve.
“Arkitekt i merkatos është Moxhi, kjo ka dy muaj. Moxhi e njeh ekipin sepse ishte prezent në 5-6 ndeshje të kampionatit të kaluar, plus që ishte prezent në ndeshjet e Kupave të Europës. E pa gjendjen e Partizanit dhe them që ai do të jetë arkitekti i Partizanit si me zgjedhjen e trajnerit, ashtu edhe me marrjen e lojtarëve. Moxhi është një njohës i vjetër i menaxhimit, ai do e ketë kompetencën e plot që të ndërtojë një Partizan që të jemi për kampionë.”
Pas dy kampionatëve radhazi të humbur në finish, ku polemikat nuk kanë munguar, te Partizani janë marrë edhe përgjegjësitë për ecurinë. Tregues që klubi ka fituar maturinë për tu projektuar drejt atij që pritet të jetë sezoni i triumfit në Kategorinë Superiore.
“Megjithëse këtë vit zumë vendin e dytë, nuk jemi të kënaqur, pasi kishim pretendime për vendin e parë. Por, po ta shohim kampionatin, gjithmonë faji i mbetet klubit, sepse klubi është kryesor. Pastaj problemet e arbitrave, etj… janë çështje pak anësore, por gjithmonë ndikojnë te një ekip për marrjen ose jo të kampionatit. Por, prapëeprapë jemi ne ata që e udhëheqim atë vit kampionatin. Padyshim që çdo lëvizje e re sjell edhe ndryshim. Shpresoj dhe besoj që do të jemi ne kampionë.”