Alvaro Morata tashmë ka mbërritur në Londër për të kryer testet mjekësore para nënshkrimit të kontratës me skuadrën e Chelseas.
Përforcimi i ri i “Bluve të Londrës”, në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh mjaft i lumtur që do të punojë me një trajner si Antonio Conte.
“Chelsea është klubi më i mirë. Unë jam shumë i lumtur që do të punoj me Conten”, ka deklaruar ish ylli i Real Madridit pas arritjes në Londër.
Chelsea i ka paguar kampionëve të Spanjës dhe Europës, një shifër prej 80 milionë eurosh për lojtarin e kombëtares së Spanjës.