Partizani merr si trajner ish-futbollistin e Juventusit

19 Korrik 2017, 21:48Sport TEMA

Që prej largimit të Sulejman Starovës, janë përmendur emra të ndryshëm kandidatësh për stolin e Partizanit.

Por, “VIP SPORT” ka zbuluar në mënyrë ekskluzive dhe është e para media që raporton se kush është realisht kreu i ri i pankinës së klubit të kuq.

Bëhet fjalë për një emër të madh të futbollit italian, i cili ka fituar 4 tituj kampion në Serinë A me fanellën e Juventusit dhe ka luajtur 19 ndeshje me kombëtaren e Italisë.

Zyrtarisht, trajneri i ri i Partizanit është Mark Juliano.

Ish-mbrojtësi ka qenë një përzgjedhje e Luciano Moggit dhe javën e ardhshme pritet që të vijë në Tiranë, për të konkretizuar gjithçka.

Pasi i dha fund karrierës së tij si futbollist, Iuliano ka ka drejtuar dy ekipe në Serinë B, Latinën dhe për pak kohë Comon. Me këtë afrim, duket se Partizani ka “rivalizuar” në një farë mënyre edhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit, duke bërë një përzgjedhje të një niveli me atë të teknikut të ri të përfaqësueses, siç është Kristian Panucci.

Skeda e Mark Iulianos

Datëlindja: 12 gusht 1973

Gjatësia: 187 cm

Pesha: 83 kg

Karriera si futbollist

1990-1992  Salernitana

1992-1993  Bologna

1993-1994  Monza

1994-1996  Salernitana

1996-2005  Juventus

2005-2006  Maiorca

2006 Sampdoria

2006-2007  Messina

2008 Ravenna

2010-2012  San Genesio

Karriera si trajner

2012-2014  Pavia (ekipi i të rinjve)

2014-2015  Latina     (ekipi i të rinjve)

2015 Latina (Serie B)

2017 Como (Serie B)

3 komente në “Partizani merr si trajner ish-futbollistin e Juventusit”

  1. Populli shqiptar says:

    Ne Itali ky tranier paska drejtuar ekipe te Serise B keshtu qe edhe partizanin ne kategorine( e pare) B do ta coje.

  2. Aleksander says:

    Ky eshte shume me mire se Panucci,shume zgjedhje e mire…koha do ta tregoje !

  3. ergys says:

    ky me i famshem eshte per penalltine me ronaldon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje