Mentor Mazrekaj dhe Labinot Ibrahimi rikthehen te FC Prishtina. Dy futbollistët e Partizanit të Tiranës madje në faqen e bardhekaltërve janë zyrtarizuar si përforcimet më të reja të Prishtinës. Megjithatë duket se duhet pritur edhe pak që të dy futbollistët t’i shohim përsëri me fanëllen ku kishin bërë emër.
Në fakt dy presidentët, Gazmend Demi i Partizanit dhe Remzi Ejupi i Prishtinës të martën gjatë një darke të përbashkët ishin dakorduar që dyshja e Partizanit të rikthehet te Prishtina. Tani ka mbetur që arrihet marrëveshja edhe me futbollistët në mënyrë që Mazrekaj dhe Ibrahimi të konsiderohen edhe zyrtarisht lojtarë të Prishtinës.
Mazrekaj ka deklaruar për Sport News se shumë shpejt do të sqarohet gjithçka. Ai ka thënë se deri të hënën do të merret vesh fati i tij nëse do të kthehet te Prishtina apo do të mbetet edhe më tutje te Partizani.
Njëjtë u pronocuar për Sport News edhe Labinot Ibrahimi i cili ditë më parë kishte nënshkruar me Partizanin deri më 2018. Ibrahimi që te Partizani është qe 5 vite e ka pranuar se mund të kthehet te Prishtina por kanë mbetur për tu qartësuar edhe disa detaje. Ibrahimi kishte luajtur tetë vite te Prishtina nga viti 2005 deri më 2013 dhe në 144 paraqitje kishte shënuar 5 gola. Qendërmborjtësi 31-vjeçar që na viti 2013 është te Partizani me të cilët I ka 92 paraqitje dhe 5 gola të realizuar.
Mardhëniert shumë të mira ndërmjet Prishtinës dhe Partizanit na lënë të kuptojmë që dyshja Mazrekaj – Ibrahimi shpejt mund të rikthehet te Prishtina, te skuadra ku kanë bërë emër. Ditët në vijim do të kuptohet definitivisht skuadra e re e këtyre dy futbollistëve. FC Prishtina me kat dy futbollistë do të ishte njëra ndër pretendentet serioze në luftë për titull, titulli që po i mungon qe katër vite skuadrës më të trofeshme në Kosovë.