Panucci: Objektivi është "Europiani 2020". Duka: Kemi bërë zgjedhjen e duhur

19 Korrik 2017, 11:29Sport TEMA

Christian Panucci është trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit.

Ish lojtari i njohur italian zhvilloi konferencën e parë në zyrat e FSHF-së, ku foli për aventurën e re në krye të kuqezinjve.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se kanë bërë zgjedhjen e duhur.

“Kemi zgjedhur një nga emrat më të mëdhenj në futbollin Europian. Jam shumë i bindur që kemi bërë zgjedhjen më të mirë. Për mua është një trajner me një dëshirë të madhe, dhe besoj se bashkë me stafin e tij, do të bëjë të mundur që të jemi pjesë e Euro 2020”, tha Duka.

Ndërsa Panucci u shpreh se është mjaft i lumtur që do të drejtoj Shqipërinë.

Ai tha se objektivi i tij do të jetë Europiani i 2020.

“Mirëdita të gjithëve , jam shumë i nderuar që marr detyrën e trajnerit të ri të Shqipërisë. Falenderoj Dukën, por mbi të gjitha është një përgjegjësi shumë e madhe që marr këtë detyrë. Jam bindur që kemi një skuadër shumë të mirë dhe besoj se do më japin një mbështetje të madhe. Kur të mbaroj kjo aventurë shpresoj që të kem bërë diçka të mirë për këtë ekip. Kemi dhe katër ndeshje edhe pse besoj se është i pamundur kualifikimi.

Pranimi i ftesës për të marrë drejtimin e ekipit? Ishte shumë e thjeshtë për t’i thënë po, pasi do të marrë frenat e një skuadre.

De Biasi dha shumë për Shqipërinë? Gjërat kanë ndryshuar, pasi tashmë skuadra është në një nivel shumë të lart, ndërkohë që në atë kohë ishte në ndërtim. Grupi është i kompletuar, dhe nëse do të ketë elementë të tjerë mund të vijnë”, u shpreh trajneri i ri i kuqezinjve.

3 komente në “Panucci: Objektivi është “Europiani 2020”. Duka: Kemi bërë zgjedhjen e duhur”

  1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ki parasysh qe xha Ganiu u ndihmua shume nga 2 paterica jashte fushe qe na cuan ne evropian , ngjarja e Beogradit dhe Cas-i , si edhe teatri ne Armeni. Pa keto te dyja s’do e shihnim evropianin me sy.
    Po ti si shpreson qe te na kualifikosh ne euro 2020 ? Apo shpreson edhe ti ne ndonje paterice qe mund te vije ?
    Nuk e kuptoj , nga e gjeti Duka kete trajner qe nuk ka fare pervoje trajneri , madje shume trajnere shqiptare kane shume me shume pervoje se ai , dhe me mire te ishte zgjedhur ndonje prej tyre.
    Ne skuader modeste jemi , me mire mos kishim harxhuar kot 20.000 euro ne muaj , por 5000 euro per nje trajner shqiptar , kusurin mund ta perdorim per futbollin e moshave qe e kemi ne nivel 0 fare.

    1. albaniafirst says:

      liku, me siguri zotrote duhet te kesh qene ndermjetesi midis Ganiut dhe CAS-it dhe Armenise, prandaj I dike mire keto pune.

  2. Remi says:

    jo mer dukjo ne dum boterorin pastaj evropianin apo me paninen e keni gjet gjuhen me shit ndonje ndeshje,jeni komplet deshtak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje